Home » » Fillon spektakli, surpriza e sekrete të reja do të zbulohen

Fillon spektakli, surpriza e sekrete të reja do të zbulohen

Banorët janë mbledhur në dhomën e ndenjes, por jo të gjithë. Një pjesë e tyre vazhdojnë të qëndrojnë pranë abazhurëve të provës së javës.
Ndërkohë në Arbana ka hyrë në studio dhe pas përshëndetjes me publikun, teleshikuesit dhe Opinionistin kujton të nominuarit e kësaj jave dhe televotimin për ta që vazhdon të jetë ende i hapur për ta.
Përveç futjes së banorëve të rinj që kanë sjell një ndryshim të madh në dinamikat mes banorëve në shtëpi, sonte do të zbulohen edhe sekrete të reja të banorëve. Ndër të tjera pritet që do të ketë edhe surpriza për banorët.
megjithatë mbetet për t’u parë se cilat do të jenë këto të reja e surpriza që do të ndodhin sonte e që nuk duhen humbur.