Punët e shtëpisë u marrin një kohë të gjatë banorëve. Megjithatë gjatë kësaj kohe ata shkëmbejnë biseda të ndryshme, ku nuk mungojnë edhe thashethemet. Edhe pse nuk janë në dijeni të sekreteve, banorët shpesh duket se u afrohen sekreteve.
Një nga sekretet është ai i dy binjakëve, Andit dhe Blendit. Banorët janë njohur me të dy, pasi ata janë ndërruar gjatë këtyre ditëve, por banorët njohin vetëm njërin që është prezantuar si Blendi. Megjithatë atyre kanë filluar t’u lindin dyshime edhe pse jo me faktin që mund të jenë dy persona të ndryshëm.
Joana, Xhimi, Olta dhe Shpendi ndodhen në kuzhinë duke vazhduar me punët. Gjatë kësaj kohe Xhimi dhe Olta flasin për Blendin. Ata thonë se ai ka ndryshuar shumë dhe është më i kthjellët se më parë. Duke u nisur nga mënyra se si ka reaguar në situatat e fundit Blendi, atyre u është e dyshimtë sjellja e tij. “Nuk ka mundësi ajo metamorfozë kaq e jashtëzakonshme” thotë Xhimi.
Olta dhe Xhimi edhe pse nuk janë në dijeni të sekretit i afrohen shumë atij, pasi janë të vetmit që shprehin dyshime për faktin se sjellja e Blendit ka ndryshuar së fundmi.