Home » , » Marselini rrëfen dashurinë për bashkëshorten

Marselini rrëfen dashurinë për bashkëshorten


Marselini dhe Elena ndodhen në dhomën e ndenjes duke biseduar. I pyetur nga Elena, Marselini fillon që të flasë për familjen e tij.
Ai i tregon Elenës se është shumë i dashuruar pas bashkëshortes dhe e përshkruan atë si një femër shumë të bukur. Ndër të tjera ai e përshëndet nëpërmjet kamerave dhe i thotë “puthe djalin”.

Marselini i thotë Elenës se nëse nuk do të ishte i martuar dhe i dashuruar me bashkëshorten e tij, ndoshta do të sillej shumë ndryshe brenda shtëpisë. Vajza e pyet nëse ai do të krijonte ndonjë lidhje brenda shtëpisë dhe ai i përgjigjet se nuk e përcakton dot se me kë do të lidhej dhe për më tepër me sa prej vajzave të shtëpisë do të tentonte të krijonte një marrëdhënie. “Fakti që jam i martuar, respekti dhe dashuria që kam për të, nuk më lejon që të sillem ndryshe këtu brenda” thotë ndër të tjera Marselini.

Më pas me shaka ai thotë se kur të dalë nga shtëpia do që të bëjë një djalë tjetër. Marselini thotë se i ka shumë qejf djemtë dhe shprehet “po të kem vajzë, ajo do të jetë shumë e bukur dhe do të më hapë shumë probleme”.

Më tej biseda e tyre ndryshon dhe zhvillohet mes shakave e batutave.