Edhe pse Anaidi dhe Joana e “Big Brother 6” po shkëmbejnë intimitet me njëri-tjetrin, sërish ngrihet një pikëpyetje në lidhje me jetëgjatësinë e kësaj historie jashtë shtëpisë. Vëllai më i vogël i Anaidit, Igli Kaloti, tregon arsyen pse Anaidi është paksa i rezervuar dhe i tërhequr në këtë histori. Ai pohon për lidhjen që ka lënë jashtë dhe se familja e tij nuk është dakord për Joanën.
Je vëllai më i vogël i Anaidit, si po e sheh në këtë lojë?
Mjaft mirë. Po luan ashtu siç është dhe në jetën e përditshme, pra social, i thjeshtë, por pak impulsiv.
Cila është marrëdhënia e Anaidit me ty, sa të afërt jeni me njëri-tjetrin dhe çfarë sekretesh di për të?
Jemi shokë shumë të mirë me Anaidin. Diskutojmë problemet që kemi me njëri-tjetrin, pasi Anaidi është një këshilltar i mirë për mua.
Si sillet Anaidi në familje, me cilin nga prindërit ka më shumë afrimitet?
Është pak impulsiv, por ka një marrëdhënie normale si gjithë të tjerët. Më i afërt është me mamanë.
Miq të tij kanë deklaruar në intervista se ai ka pasur disa lidhje serioze me vajza. Ti çfarë di për të shkuarën e tij në marrëdhënie me femrat?
Po, është e vërtetë që ka pasur disa lidhje me vajza si çdo i ri, duke kërkuar të gjejë veten me to. E megjithatë ai ende ruan shoqërinë me ish-të dashurat, si shok dhe mik i mirë.
Është folur ndërkohë se nuk është “single”, pasi e ka një lidhje jashtë shtëpisë. Je në dijeni dhe çfarë mund të na zbulosh më shumë?
Po, është shumë e vërtetë që Anaidi ka një lidhje jashtë shtëpisë me një vajzë shumë të mirë, të cilën unë e njoh personalisht dhe kam mendim mjaft pozitiv për të. Por nuk mund të zbuloj më shumë, pasi kjo është një çështje që i përket vetëm Anaidit.
Çfarë mendon ti për lidhjen me Joanën, mendon se do e ndryshojë rrjedhën e lidhjes që ka jashtë?
Nuk kam dëgjuar nga vëllai im që të pranojë një lidhje brenda shtëpisë…
Po prindërit me çfarë syri e shohin afrimitetin e tij me Joanën? Janë dakord?
Po ashtu besoj se dhe prindërit e mi këtë mendim kanë.
Si duhet të jetë një femër që me të vërtetë t’i bjerë në kokë vëllait tënd. I di shijet e tij?
Nuk pretendoj se i di shijet e tij plotësisht, por them se ai do pranë një vajzë të zgjuar dhe të jetë me shije.
Si po e sheh në konkurrencë me banorët e tjerë, kush të duket rivali më i fortë?
Një konkurrencë normale, rival i fortë më duket Shpendi…
Janë paratë arsyeja pse Anaidi hyri në “BB”?
Anaidi në “BB” ka hyrë vetëm për të provuar një eksperiencë të re, por edhe me dëshirën për të fituar çmimin e madh.
Ka tentuar ai ta lërë Shqipërinë për të nisur një jetë të re jashtë, kur dhe në ç’mënyrë?
Ka tentuar disa herë në drejtim të Spanjës, Italisë, Greqisë, Zvricës, Holandës dhe Gjermanisë, por nuk ka arritur të akomodohet.
Cili është vizioni i tij për jetën, çfarë planesh ka?
Të jetë i suksesshëm në biznes dhe të punojë në një televizion qendror.