Fan Club “BB” - Marselino, qëndruat disa javë brenda. Cili është impakti i parë tani jashtë shtëpisë?
Marselino - Impakti i parë, më duhet ende pak kohë që të përshtatem me realitetin sepse kjo mbyllja e lirisë ka qenë diçka e vështirë. Nuk e kisha imagjinuar që kjo mungesa e familjes do të ishte kaq e vështirë atje brenda.
Fan Club - A e mendoje largimin në këtë pikë të spektaklit?
Marselino - Jo, kur hyra në “Big Brother” doja të fitoja, por përderisa ndodhem këtu, sot kam dalë në konkluzionin që sinqeriteti, dashamirësia dhe mirëkuptimi, pjesa korrekte e të qënit tamam njeri nuk është vlerësuar aq sa duhet, për vetë faktin se nuk isha tip elastik, që t’i bëja ballë provokimeve të tepërta që përdoreshin për të përdhosur figurën e kujtdo.
Fan Club - Mendon se u bërë disi viktimë e një strategjie, që Anaidi bëri një komplot me grupe?
Marselino - Nuk jam ndierë në asnjë moment viktimë, në çdo moment kam pas luajtur me atë idealin tim dhe i kam bërë gjërat pa dorashka, sepse kam dashur t’i përjetoj në atë mënyrë. Përsa i përket intrigave, aleanca do të thoja është një pjesë që funksionon në “Big Brother”, e menaxhimi aleancave të bëri të jem këtu.
Fan Club - Me Eldorën e Elena dukej sikur ishit një treshe, dukej sikur shkonit mirë, por të dy vajzat, sikurse e ndoqëm devijuan, mbase simpatizuan dy djem të tjerë?
Marselino - Aty ka të bëjë ndikimi i mazhorancës, që vendos për minorancën. Minoranca, edhe pse mund të jetë në anën e drejtë, në fund thyhet.
Fan Club - Përse nuk u bëre ti pra shumicë, aleancë?
Marselino - Problemi im ishte që unë nuk dija t’i përshtatesha presioneve negatove në shtëpi.
Fan Club - Ne kemi pasur gruan tuaj në këtë program. Liljana manaxhoi mirë sekretin tënd publik, e në studio, përballë pyetjeve tunduese ruajti qetësi maksimale. Ju u njohët në “Facebook”?
Marselino - Po, është e vërtetë.
Fan Club - Është e vërtetë që profili juaj kishte emrin “Nuk jam zhigolo, por djalë me zemër”, siç është spekuluar në shtyp?
Marselino - Absolutisht jo. Unë jam përfaqësuar gjithmonë me emër dhe mbiemrin tim, asgjë tjetër që të më përfaqësojë mua nuk është krijuar prej meje. Nuk kam pasur asnjë “nickname” të tillë që t’i drejtohem Liljanës kështu. Me atë u njoha me emrin tim dhe kemi pasur një kohë të gjatë që folëm, pastaj erdhi kontati fizik, që iu vu kapaku si lidhje.
Fan Club - Largimi juaj është përjetuar me kënaqësi në shtëpi, me banorët që kanë komentuar shumë negativisht për ju. i befasuar nga komentet e tyre pas largimit?
Marselino - Nuk prisja diçka ndryshe. Kisha 40 ditë që i dëgjoja komentet në mënyrë të përditshme. Ishin bërë pjesë e realiteteve dhe ndaj nuk kam ndonjë ndjesi të madhe. E dija që dalja ime do të sillte dashamirësi mes banorëve, që nuk është gjë tjetër përveçse hipokrizi, atje është bërë si telenovelë që s’mund të parashikosh fundin.
Fan Club - Ju komunikuat në “Big Brother” sekretin tuaj të madh, atë të zhigolosë. Si ka mundësi që gruaja juaj nuk dinte asgjë? Përse nuk ja kishit thënë asnjëherë?
Marselino - Pikërisht, kam pretenduar që diçka që në sytë e mi, nuk isha krenar, edhe pse ishte sakrificë, këtë pjesë të dobët të jetës sime, ta mbaja për vete. Megjithatë, ajo periudhë, ishte një universitet për këtë që jam sot. Është e vërtetë që Liljana e mori vesh nga televizori dhe unë jam shumë i çliruar për këtë.
Fan Club - Si reaguan prindërit e gruas suaj pas mësimit të këtij sekreti?
Marselino - Personalisht s’kam qenë paragjykues për asnjë lloj situate për ndonjë njeri në nevojë. Unë thjesht ngrita zërin, por si unë ka shumë të tjerë. Pjesa si reaguan, për ata ka pasur më shumë rëndësi që kanë një dhëndër të përkushtuar ndaj familjes së tij, besnik dhe me vlera të rëndësishme.