Pas mbylljes së televotimin Arbana fton Joanën që të shkojë në dhomën e rrëfimit dhe pasi Joana shkon aty fillon që ta pyesë. Fillimisht Joana fillon që të flasë se si po ia kalon në shtëpi dhe fokusohet te Rikja dhe përsërit komentet për të. Arbana e ndërpret duke i kërkuar që të flasë për jetën e saj jashtë. Joana fillon që të flasë për të afërmit e saj dhe shprehet se e ka marrë malli shumë. Ajo përlotet teksa kujton nënën e saj që nuk ka qënë dakord për futjen e saj në Big Brother. Joana kujton me mall çastet që kalon me babanë dhe të vëllanë e saj.
Ndërkohë që Joana flet me mall për familjen e saj dhe për të gjithë të afërmit që i mungojnë brenda shtëpisë, Arbana i kërkon Anaidit që të shkojë në dhomën e gjumit dhe nga një monitor ai arrin që të shohë e të dëgjojë gjithçka që ndodh me Joanën.
Teksa Joana flet për familjarët në sfond dëgjohet një zë që fillimisht habit Joanën, por pak sekonda më vonë ajo e njeh që në telefon është Jani, ish i dashuri i Joanës. Ai telefonon nga Greqia dhe mes tij dhe Joanës zhvillohet një bisedë e ngrohtë. Joana e thërret “shpirt” dhe i kërkon që të sqarohen kur të dalë jashtë shtëpisë, ndërsa Jani i thotë “e rëndësishme është që ti të jesh mirë”. Të dy shprehin mall për njëri-tjetrin dhe në fund Jani i thotë se është i lumtur që ajo është mirë, dhe Joana i thotë “të kam dashur gjithmonë, jam e lumtur që të dëgjova”.
Të gjithë bisedën mes Janit dhe Joanës, Anaidi e dëgjon nga dhoma e gjumit dhe qesh duke parë Joanën. Arbana e pyet se çfarë mendon për Joanën dhe ai thotë “është njeriu më pozitiv që kam njohur këtu brenda”. Joana dhe Anaidi kthehen në dhomën e ndenjes ku shkëmbejnë edhe puthje e përqafime të ngrohta mes tyre. e gjithë kjo situatë lë pa fjalë Opinionistin e spektaklit. Arbana e pyet se çfarë mendon dhe ai i përgjigjet “nuk po arrij të kuptoj se cili nga këta të tre po gënjen dhe cili është i vërtetë, më duket si një situatë surrealiste filmash, nuk e di kush aktron më shumë”.