Ai, që në fillim u prezantua si një djalë pa komplekse, i lirë, siç ka dhe emrin. Për këtë arsye u bë shpejt personazh, dhe shpesh situatat në shtëpinë e famshme kanë për protagonist Ilirin. E tillë paraqitet edhe jeta e tij para hyrjes në “Big Brother”, trasgresive, me drogë, alkool, me femra, por dhe me meshkuj. Ne zbuluam disa foto skandaloze në profilin e tij të “myspace”, ku ai shfaqet i veshur me rroba femrash, i zhveshur, duke bërë veprime provokuese me femra dhe me meshkuj. Në disa foto të tjera, Iliri duket i dehur teksa bën veprime të pakontrolluara në rrugë. Ai ka folur në fakt për udhëtimet e tij, gjatë bisedave me banorët e tjerë, dhe deri diku ka treguar për daljet e vona. Mirëpo fotot që ne zbuluam paraqesin, një anë të fshehtë të djalit inteligjent, me memorie të jashtëzakonshme, që di 1000 tekste këngësh përmendësh...