Duke i ftuar në oborr, Arbana u kërkon banorëve që të dalin në oborr sepse tashmë ka ardhur momenti që ata të marrin një tjetër indikacion për sekretin në fjalë.
Në oborr ndodhet banda e Klajdi Harunit. Banorët pozicionohen përballë tyre dhe dëgjojnë këngën “Mamica”. Pas këngës ata pyeten nëse e kanë zbuluar sekretin tashmë, por askush prej tyre nuk është i sigurtë.
Në këtë moment Jonilda hyn në oborr me një pamje të re dhe një maskë në fytyrë. Banorët e arrijnë të njohin Jonildën dhe Arbana u komunikon se Jonilda ka pasur sekretin “Dua të bëj një ndërhyrje estetike brenda Big Brother” dhe se eliminimi i saj ishte rremë.
Tashmë sekreti i Jonildës u zbulua dhe banorët pasi përshëndeten me të, hyjnë në dhomën e ndenjes dhe ndjekin një klip ku shfaqet gjithçka që ka ndodhur me Jonildën.