Ndër të tjera ai thotë se banorët i janë afruar sekretit të tij, por ai për ta mbrojtur e ka ekspozuar më shumë, duke qënë se banorët do të mendojnë për një sekret që fshihet nga banori dhe jo që ekspozohet.
Më pas Arbana i kërkon Marselinit që të presë disa minuta dhe më pas lidhet me një pjesë tjetër të shtëpisë ku ndodhet Liljana, bashkëshortja e Marselinit. Ajo përshëndet Liljanën dhe bashkëbisedon pak me të duke e pyetur për njohjen me Marselinin dhe për mënyrën se si ajo e ka parë nga jashtë. Liljana ndër të tjera thotë se ajo e ka ndjekur Marselinin nga jashtë, por nuk e di se cili është sekreti i tij. “S’më shqetëson asnjë lloj sekreti sepse është diçka që i përket të kaluarës”.
Pas kësaj bisede, Arbana bën përsëri lidhjen me dhomën e rrëfimit ku ndodhet Marselini dhe e fton atë që të ndjekë një klip ku ai rrëfen sekretin e tij. Ndërkohë që edhe bashkëshortja e tij ndjek këtë klip nëpërmjet monitorit.
Marselini rrëfen se ka punuar si zhigolo i nxitur nga nevoja dhe rrethana të caktuara.
Pas përfundimit të klipit, Marselino është i përlotur, ndërkohë që Arbana pyet Liljanën se si e priti ajo këtë sekret të jetës së tij. Liljana thotë se nuk i intereson e shkuara e Marselinit. Arbana e fton që të shkojë në dhomën e rrëfimit dhe aty të dy bashkëshortët kanë një takim të ngrohtë plot puthje e lot malli.
Pas disa minutave Marselini kthehet në dhomën e ndenjes dhe mundohet që të fshehë atë që ka ndodhur në dhomën e rrëfimit edhe pse gëzimi i lexohet në fytyrë.