Është një model në tentativë. Ka qenë mister e po ashtu tek Klipi i Ingrid Gjonit”. “Ua shuaj kuriozitetin…”Zhigoloja” në Big Bother është Marselino Hitollari…Ky është komenti që ka bërë në faqen e tij të rrjetit social Facebook, i riu Valer Kolnikaj i cili pohon me bindje të plotë duke zbuluar një nga sekretet e reality show-ut më të famshëm që po zhvillohet në Shqipëri. Kolnikaj një model i njohur pohon se e njeh personalisht konkurrentin e Big Brother-it duke e konsideruar një model në tentativë dhe që kohë më parë paska qenë pjesë e klipit “Përse me mua”, të këngëtares Ingrid Gjoni. Duke qenë se Kolnikaj, vjen nga fusha e Modës ku ai më 2011 ai ka qenë pjesmarrës në “Best Model of the World Albania”, pretendon se e njeh djalin i cili ka hyrë në garën për shumën e madhe prej 100 milion lekësh në këtë spektakël. E menjëherë pas kësaj deklarate nga i riu Kolnikaj, në facebook kanë shpërthyer komente të ndryshme lidhur me Marselinon të shkuarën dhe të ardhmen e tij. Ndër të tjerat disa nga komentet kanë qenë: “Shikoni Marselinon para se të shtonte shumë kilogramë dhe të bëhej zhigolo
, poston Kolnikaj sërisht në wallin e tij. ” Po pra se kishte bërë ca prapësira kur kishte qenë më i vogël”, vijon një tjetër komentues. Arsyeja e cila ka bërë që shumë fansë në këtë rrjet social ta besojnë një gjë të tillë është thënia e shprehur nga vetë Marselino gjatë prezantimit të tij, ku e konsideron veten një “gjithçkabërës”. Por kush është Marselino Hitollari Marselino Hitollari për herë të parë u prezantua përpara publikut shqiptarë, gjatë natës së çeljes së spektaklit të “Big Brother”, të shtunën e kaluar.Djaloshi brun tepër simpatik u shfaq, mes banorëve të tjerë gjatë natës së parë të spektaklit. Marselino është 25 vjeç dhe jeton në qytetin e Barit. Ai është me origjinë nga Berati, por prej vitesh jeton familjarisht në Bari. Kohët e fundit ka punuar si security, por ai nuk ka një profesion të tijin të mirëfilltë, pasi e konsideron veten një “gjithçkabërës”, duke qenë se nuk lodhet e nuk mërzitet nga asnjë lloj pune fizike. Prej një viti është bërë baba i lumtur i një djali. Familja është pjesa që e bën të ndjehet më krenar për veten. Big Brother-in e sheh si mundësi që të rikthehet në Shqipëri dhe ta ndërtojë jetën me familjen e tij të re këtu.