Zbulimi i sekretit të zhigolosë natyrisht që ka shkaktuar debate në rrjetet sociale, duke vënë në dyshim sinqeritetin e gruas së tij, pas marrjes vesh të kësaj të vërtete për burrin e saj. Fansat kanë komentuar në rrjetet sociale se si do të ndihej një burrë nëse do merrte vesh që gruaja e tij kishte punuar prostitutë, profesion i njëjtë me zhigolonë, ndërsa në të dyja rastet shitet seksi me para. Ndërkohë, shumë prej tyre kanë hyrë në detaje duke komentuar ndjenjat që Marselini ka shprehur për gruan e tij. Ai ka treguar se është shumë i dashuruar pas bashkëshortes, ndërsa e përshkruante atë si një femër shumë të bukur. Herë pas here, ai e përshëndet nëpërmjet kamerave duke i kërkuar të puthë djalin. Gjithashtu ai e ka shprehur se, nëse nuk do të ishte i martuar dhe i dashuruar me bashkëshorten e tij, ndoshta do të sillej shumë ndryshe brenda shtëpisë. “Fakti që jam i martuar, respekti dhe dashuria që kam për të, nuk më lejon të sillem ndryshe këtu brenda”, thotë ndër të tjera Marselini. Madje, ai me shaka është shprehur se kur të dalë nga shtëpia do që të bëjë një djalë tjetër, pasi i ka shumë qejf djemtë. Marselini dhe bashkëshortja e tij janë njohur tri vite më parë në Tiranë dhe më pas ai e ka marrë me vete në Tiranë. Ata ende nuk kanë bërë martesë me celebrim, pasi Marselini është i martuar me një modele italiane me qëllim bërjen e dokumenteve atje dhe procedurat e divorcit zgjasin shumë.