Që në fillim u tha se ai ka një mision për banorët. Vigani mban në dorë zarfin e kuq me emrin e banorit të eliminuar. Pasi përshëndetet me banorët Vigani nis të lexojë zarfin.
Banori që lë këtë javë shtëpinë është Etleva. Ajo përshëndetet me banorët dhe shprehet e kënaqur për qëndrimin e saj në shtëpi dhe për jetën që e pret jashtë shtëpisë.
Ndërkohë që Etleva largohet nga shtëpia, në një nga ambientet e shtëpisë ka mbërritur tashmë edhe banori i dytë më i ri, Edberi. Arbana komunikon se ai do të hyjë pas pak çastesh, por duhet të presë sepse edhe ai ka një surprizë për banorët.