Home » , , » Edberi dhe Vigani, banoret e rinj

Edberi dhe Vigani, banoret e rinj

Ashtu sikurse javen e kaluar edhe kete jave Vellai i Madh ka futur ne shtepi indikacione te reja per sekretet e radhes. Indikacioni i pare ka te beje me sekretin e Etleves “Kanuni ka prishur lidhjen time”. Ne monitor shfaqet nje klip ku banoret kane marre indikacionin qe i perket ketij sekreti. Shume prej banoreve kane shprehur mendime te ndryshme ne lidhje me sekretin, por deri tani askush prej tyre nuk ka nguruar qe te shkoje ne dhomen e sekreteve dhe kjo ben qe parate e Etleves te vazhdojne te mbeten ne llogarine e saj.
Nje tjeter sekret qe eshte perfolur shume ne media ka te beje me “Kam punuar si Zhigolo”. Perseri shfaqet nje klip ku Vellai i Madh u ka dhene gjurme banoreve ne lidhje me kete sekret. Perseri eshte Anaidi ai qe tenton te shkoje ne dhomen e sekreteve dhe pas arsyetimit qe ben ai thote se sekreti ka te beje me sportin, dhe i perket Ilirit. Perseri ai merr konfirmimin se ka gabuar ne lidhje me sekretin e radhes.
Nderkohe sic u tha qe ne fillim te spektaklit sonte ne shtepi do te kete banore te rinj. Ata jane dy, Edberi dhe Vigani. Arbana pershendetet me dy djemte nga Prishtina dhe me pas shfaqen klipet e tyre. ata jane shume miq dhe shume gjera te perbashketa. Te dy kane nje sekret te vetem. Sekreti eshte; – “Ne jemi nje konkurent i vetem”, nese nominohet njeri, ne nominim shkojne te dy, nese eliminohet njeri, nga shtepia do te dalin te dy.
Arbana fton viganin qe te qendroje prane saj sepse pas pak per te ka nje mision. Nderkohe qe mbyllet televotimi.