Home » , » Skenat e nxehta të Elenës në Big Brother, e motra: Po e tepron, ka të dashur jashtë

Skenat e nxehta të Elenës në Big Brother, e motra: Po e tepron, ka të dashur jashtë

Motra e Elenës: “Jemi mërzitur me Elenën, po e tepron me Viganin”, i dashuri nuk pranon të flasë.

Ngjarja më e nxehtë e këtyre ditëve në BB, është afrimi dhe mbase lidhja e re që po krijohet mes Elenës dhe Viganit. Ditët e fundit, ata jo vetëm që janë afruar me njëri-tjetrin, por po sillen si një çift i mirëfilltë. Netëve flenë bashkë duke u përkëdhelur, por sapo fillon situata të “nxehet”, produksioni largon kamerat nga krevati i tyre, duke na lënë të hamendësojmë se mes tyre netëve mund të ketë shumë më tepër sesa puthje dhe përkëdhelje. Elena dhe Vigani janë të dy modelë dhe më të rinjtë e “Big Brother 6”, dhe ndoshta ky fakt i bëri të afrohen më shumë ndaj njëri-tjetrit për të qenë dhe aleatë në lojë. Fillimisht sjelljet dhe afrimiteti mes tyre u komentua si një pikëpyetje nëse ata janë çifti numër 2 në shtëpinë e “Big Brother 6”, pas çiftit Anaid dhe Joana, apo nëse ata thjesht po luajnë. Ndërkohë që përkëdheljeve të fundit u është shtuar më shumë afrimitet se kaq, duke u puthur dhe fjetur bashkë.


I dashuri jashtë shtëpisë
Por çfarë ndodh me jetën sentimantele të Elenës jashtë shtëpisë tashmë?! Elena hyri në këtë lojë duke e deklaruar vetë se kishte një lidhje më shumë se njëvjeçare me fotografin Endrit Mërtiri. Dhe po ashtu, gjatë afrimit të Viganit ajo u ka shprehur banorëve të tjerë dilemat në këtë afrimitet, se mos ndoshta po gabonte kështu. Në lidhje me afrimitetin e krijuar dhe shprehjen hapur të Viganit se është i marrosur pas saj, kemi tentuar të marrim një prononcim nga Endriti, por ai ka vendosur të heshtë në lidhje me këtë çështje.
Reagimi i familjarëve të Elenës
Ndërkohë që ka pranuar të flasë dhe të japë gjykimin e saj motra më e madhe e Elenës, Alda Lika, e cila ka shprehur edhe qëndrimin e prindërve, të cilët nuk janë dakord me këtë afrimitet të Elenës me Viganin, modelin nga Kosova”. Nuk mendoj se ka ndjenjë mes Elenës dhe Viganit, pasi Elena ka një të dashur jashtë që e vlerëson. Mendoj që ajo ka gjetur një lodër si Vigani dhe po përpiqet të kalojë kohën aty brenda”, ka pohuar Alda. Më tej, ajo ka sqaruar se sipas mendimit të saj, edhe për Viganin është e njëjta gjë, dhe çfarëdo që të ndodhë mes tyre, gjithçka që ka nisur aty do të mbetet brenda shtëpisë, sepse e njoh mirë motrën time edhe në këtë rast jam e sigurt se nuk bëhet fjalë aspak për ndjenjë. “Mendoj”, tha ajo “që ata të dy janë moshatarë, kuptohen dhe për këtë po bëjnë një lojë dhe e dinë mirë këtë”. Ndërkaq pyetjes se si po ndihet ajo dhe familja në lidhje me afrimitetin e krijuar në ekran, ajo përgjigjet: “Sigurisht që jemi mërzitur për faktin se Elena e ka kaluar cakun në disa raste, si tani me Viganin ashtu me Marselinin, po prapë i qëndroj thjesht strikt këndvështrimit tim që ajo po luan me Viganin”.