Ato diskutojnë edhe për banorët që duhet t’u bëjnë lojë, por ndajnë mendimin se nëse e bëjnë këtë gjë kundrejt të gjithë banorëve të tjerë, ata do t’u kundërvihen atyre të dyjave.
Duket se vajzat kërkojnë aleat të tjerë sepse ato ftojnë Marselinin dhe nisin t’i rrëfejnë atij planet e tyre. Marselini kur merr vesh se ato janë autoret e rrengjeve të vëna gjatë natës së kaluar, u thotë se ai e hamendësoi se ato do të ishin autoret e lojrave.
Marselini bie dakord me vajzat dhe fillon edhe ai që të bëjë plane për lojrat e mundshme që mund t’u bëjnë banorëve të tjerë. Më pas ai përdor shprehjen “Jemi tre në një” për të treguar se ai është në një mendje me vajzat.