Reagimi i Eldorës bëri që Xhimi të preket. Disa minuta më vonë ai ka një përplasje tjetër me Eldorën sepse ajo fut mishin në ujë për ta shkrirë dhe ai i thotë se nuk duhet ta bëjë këtë sepse mishit i humbasin vlerat ushqyese dhe shija. Nga ana tjetër Eldora e interpretoi këshillën e tij si inat nga ana e Xhimit për faktin se ajo refuzoi ushqimin e gatuar nga ai.
Tashmë këtë përplasje me Eldorën, Xhimi ia rrëfen Jonildës dhe Etlevës. I pyetur nga vajzat ai rrëfen se si ndodhi i gjithë keqkuptimi mes tij dhe Eldorës. “Mua nuk më vjen keq se dikush nuk pëlqen atë që gatuaj unë, por u preka kur më përmendi higjienën sepse unë mundohem shumë të mbajë higjienën sidomos kur gatuaj” thotë Xhimi, ndërsa Jonilda i jep të drejtë dhe i thotë që të mos mërzitet.
Gjatë kësaj kohe banorët lëvizin nëpër kuzhinë dhe mundohen që të hanë secili sipas mënyrës së tij.