Marseli, Elena dhe Eldora flasin për banorët e shtëpisë. Fillimisht ato e nisin me Altinën. Mesa duket ajo ka lënë përshtypje jo të mirë tek Marseli dhe Elena, me sjelljen e saj. Madje këto dy banorë shprehen se ajo është antipatike. Ato thonë që impakti i parë nuk i ka zhgënjyer asnjëherë për të krijuar iden e karakterit të një personi. Marseli thotë që njerëzit duken që në fillim. Më pas ato flasin për Anaidin.Janë te mendimit që ai duket tip i vështirë por është aktiv ne lojra. Elena ka dyshime nëse do ta ketë Anaidin nga krahu i saj apo jo, por me pas shpreh një bindje që do ta ketë në krahun e saj. Ndërsa për sa i përket Etleves, Marseli shprehet: “Për mua zëre se ajo nuk ekziston”. Ai është i mendimit se njerëzit duhet të jenë aktiv, sidomos ditët e para. Për Ilirin, Elena mendon se ai gjithmonë e ekzagjeron, madje asaj i duket sikur ai është në siklet gjithë kohës dhe për këtë arsye mundohet ta kalojë duke ngritur zërin. Ato flasin dhe shprehin opinione edhe për pjesën tjetër të banorëve.