Mes Olsenit dhe Etlevës rifillon diskutimi i lënë përgjysmë, ku Olseni është ndier i ofenduar nga fjalët e Etlevës. Ajo mundohet ta sqarojë se konteksti i fjalisë nuk ka qenë negativ, por ai i vendos fjalisë një intonacion të tillë dhe kërkon ta shikojë vetë negativisht. “Unë kuptoj atë që më thua”, i thotë Olseni. Ai mendon se Etleva mban shumë gjëra brenda vetes, të cilat gjen një moment për t’i shprehur. “Ti kërkon të më nxjerrësh mua keq para të tjerëve”, i thotë Olseni, ndërsa Etleva vazhdon ende ta sqarojë se mënyra se si ia tha ishte me shaka. “Ti nuk kupton shqip”, ia kthen ajo në fund, pasi shikon që Olseni nuk bindet. Olseni nuk ia fal dot asaj ato fjalë, pasi ajo edhe e ironizoi duke qeshur, sipas tij. Ai i ngre zërin dhe e vazhdon diskutimin për minuta të tëra, ndërkohë që Etleva vazhdon ta sqarojë.
Në diskutimin e tyre ndërhyn edhe Anaidi dhe Jonilda, të cilët mendojnë se ajo duhet ta kishte sqaruar situatën në moment dhe më mirë akoma, të mos bëjë shaka në momentin që dikush është duke folur sinqerisht.