Jonilda, që ka qenë prezente gjatë gjithë kohës së debatit, i kërkon Etlevës që t’i kërkojë falje, edhe pse ai mund të jetë keqkuptuar. Të njëjtën gjë i thotë edhe Arsimi, ku e këshillon që të jetë më e kujdesshme në mënyrën se si i drejtohet dikujt, pasi ende nuk i njeh banorët.
Shumica e banorëve janë të mendimit që Etleva duhet t’i kërkojë falje, ndërsa Etleva mendon se ajo asgjë nuk i ka thënë me të keq dhe sipas saj, nuk ka arsye se përse duhet t’i kërkojë falje. Olta mendon se gabimi i Etlevës është se ajo ka qenë duke qeshur gjatë bisedës, ndërsa Etleva i shpjegon se gjithçka ka qenë pa të keq.
Pothuajse të gjithë banorët janë të preokupuar rreth debatit mes dy banorëve dhe në fund Etleva i kërkon falje edhe pse nuk e shikon të nevojshme. “Për mua mbaroi”, ia kthen Olseni, dhe kështu të dy i japin dorën njëri-tjetrit.
Edhe pasi i kanë dhënë dorën njëri-tjetrit dhe pretendojnë se debati mori fund, Olseni del afër pishinës dhe e rifillon diskutimin me Anaidin dhe më pas edhe me banorët e tjerë.
Pas disa minutash diskutimi mes banorëve për situatën në fjalë merr fund dhe të ndarë në grupe fillojnë të bisedojnë e të bëjnë shaka, për ta kaluar situatën në fjalë.