Disa nga banorët shkojnë në kuzhinë për të ngrënë mëngjesin e fillojnë të bisedojnë me njëri-tjetrin, ndërsa pjesa tjetër ndodhen ende në dhomën e gjumit.
Marselini dhe Olseni dalin në kopsht dhe pijnë kafenë e mëngjesit dhe cigare me njëri-tjetrin. Marselini thotë se ndihet keq mëngjesin e sotëm, sepse i mungon ngrohtësia e një personi të afërt. “Kam nevojë për dashuri, për ngrohtësi. Ndihem shumë i vetmuar”, shprehet ai. Olseni thotë se këtë gjë duhet t’ia bëjnë të ditur vajzave, që t’i qëndrojnë më afër. Ndërsa Marselini gjykon sjelljen e tyre te ftohtë ndaj djemve.
Marselini hedh idenë për t’i bërë një lojë Anaidit. “Dua një lojë të ekzagjeruar, që të nxehet, të bërtasë”, thotë Marselini. Ndërsa Olseni qesh, duke e mbështetur idenë e tij.
Bisedat e tyre vazhdojnë edhe për disa minuta në kopsht.