Madje Zhaku si me shaka, duke harruar se ne ishim gazetarët tha “Më votoni!”. Prandaj ne e sollëm në këtë rubrikë, pasi besoj për frymën dhe organizimin më me cilësi këtë vit, “Vip Shpija” do të ketë një vëmendje shumë të veçantë, edhe nga ne si gazetë për të shkruar për jetën e një VIP-i, i rrethuar 24 mbi 24 orë nga kamerat.
Imagjinoni se një pjesë e mirë e vajzave që hyjnë aty brenda janë rritur me luks, por harrojnë se aty do t’i presë edhe një stallë me kafshë për t’u kujdesur.
M. GJ.