Home » , » Pasion i Arsimit për të fotografuar femrat seksi, flet ish-e dashura

Pasion i Arsimit për të fotografuar femrat seksi, flet ish-e dashura


Arsim Berisha punon në një produksion muzikor, ndërsa si profesion ka edhe fotografinë. Sa i përket jetës private, Arsimi ka pasur një lidhje të gjatë dashurie me Elizabeta Krasniqin, një bukuroshe, e cila me profesion është këngëtare, por ka pak muaj që janë ndarë, ndërsa arsyet e ndarjes për momentin nuk i tregon askush, madje as vetë Elizabeta. Fjalët se kanë qenë të fejuar i mohon këngëtarja, duke thënë se është e vërtetë që kanë qenë në lidhje, por jo të fejuar. “Po, kemi qenë në lidhje, por tashmë jemi ndarë”, tregon Krasniqi, në një bisedë të shkurtër për gazetën “Panorama”. “Nuk kemi qenë të fejuar, ashtu siç po thuhet”, thotë Elizabeta, e cila si duket lidhjen e dashurisë me Arsimin dëshiron ta mbajë vetëm si kujtim. ”Lidhjen e mbaj kështu për vete, duke mos dashur ta bëj të madhe, e mbaj vetëm si një kujtim’”, thotë më tej Elizabeta, e cila me kaq edhe mbyll rrëfimin me gjithë insistimin tonë që të mësojmë diçka më shumë rreth jetës së tyre. Disa burime tona nga Prishtina tregojnë se Arsimi tashmë ka krijuar lidhje të re dashurie, por femra me të cilën i ka ndarë ditët e fundit para futjes në “Big Brother” akoma mbetet mister. “Arsimin e njoh, e kam shok dhe është djalë fantastik, më vjen mirë që është futur në BB dhe më vjen mirë që ne si Kosovë na bën një prezantim shumë të mirë, publiku mund ta shohë që Kosova ka një rini mjaft të mençur. Mund të them se do të jetë një nga kandidatët e fortë dhe i uroj shumë suksese deri në finale. Arsimi është njeriu që di barsoleta më së shumti në botë…”, thekson për suplementin “Panorama Plus” një këngëtare e njohur. Një tjetër pasion i Arsimit është dhe fotografia, të cilën e ka praktikuar shpesh në jetën e tij, duke fotografuar kështu personazhe të njohur të skenës në Kosovë. Si pikë e dobët e tij kanë qenë femrat e bukura dhe seksi, të cilat i ka fotografuar me shumë pasion.