Nga kush e moret ftesen per te prezantuar “Vip-Shpija 3”?
Albana Osmani: Ftesa per te prezantuar “Vip Shpija” m’u be nga drejtuesit e “Digitalb”-it. Ishte shume natyrale biseda: Albana ne kemi nje propozim per ty! Ne fillim mendova se do me benin imazhin e ri, por pastaj me thane per realiti-shou “Vip Shpija”. Instiktivisht bera pyetjen: “Vip Shpija” i thone apo “Vip Shpia”? Sigurisht, ishte momenti i duhur pasi kisha vetem 10 dite qe kisha mbyllur “Poke”. Dhe po beja “pushimet verore”, ne tetor.
E privilegjuar, por pergjegjese
Jam i sigurt se ju keni thene “Po”, pa vene ne dyshim, duke ditur se ky realiti-shou behet ne Kosove?
Albana Osmani: Pergjigjja ime ishte e qarte, sigurisht! E dua Kosoven, sic ajo me do mua. Dhe me pas si imazh i Top Medias, u ndjeva e privilegjuar qe kerkesa vinte nga njerezit e Kosoves ne perzgjedhjen time. Kjo me ben me shume pergjegjese qe t’ju pergjigjem ne maksimum publikut atje, qe reciprokisht te shijojme ne ekranin e dyzuar kesaj radhe , si ne “T” ne Digitalb si ne TV ne Kosove, pasi transmetimi do te jete paralel....
I keni ndjekur dy edicionet e kaluara?
Albana Osmani: Nuk i kam ndjekur edicionet e kaluara, por i kam shfletuar gazetat, ku flitej shume per ngjarjet dhe bujen e ketij programi televiziv. Jam e bindur qe suksesi kete vit do te jete edhe me i madh dhe jemi tere sy e vesh per te pare se cila do jete edhe ngjarja.
A keni kerkuar ndonje kusht si prezantuese, e qe jua kane plotesuar, per te moderuar “Vip-Shpija 3”, dhe cili ka qene ai?
Albana Osmani: Nuk jam person qe ve kushte. Kushtet profesionale jane normale, per te gjithe ne bashkeveprim per te miren e punes. Asgje tjeter. Vij ne emrin e Top Medias , ne emer te ‘Digitalb’ per te qene prane Kosoves, e ne kete rast fjala per kushte nuk ze vend.
I pelqen Prishtina
E me Shukin, partnerin ne prezantim, njiheni?
Albana Osmani: Per te njohur Shukin klikova ne ‘Google’ , por kam degjuar fjale te mira dhe sigurisht ai e ka drejtuar i vetem kete program per dy vjet dhe ja ka dale me sukses. Ndaj do jete Shuki qe e vleresojne te gjithe. Gjithsesi ky edicion do sjelle ndryshimet e medha, pasi spektakli vjen ne nje tjeter dimension.
Po levizja juaj si do te jete, nga Tirana ne Prishtine, apo do te vendosni qe kete muaj sa zgjat realiti-shou te jetoni ne Kosove?
Albana Osmani: Nuk kam vendosur ende. Po me pelqen shume Prishtina. Njerezit, qyteti, rruget, kafenete, te gjitha! Por, ende nuk kam vendosur.
I njihni te gjithe personazhet VIP qe do te jene aty brenda, i keni takuar ata?
Albana Osmani: I njoh te gjithe si emra dhe si personazhe, pasi jane te gjithe personazhe publike. Personalisht asnje prej tyre nuk e njoh nga afer, vetem nese i kam pasur pjese te programeve kur kane qene pjese e transmetimeve televizive.