Home » , , , » Etleva, akoma e mërzitur nga reagimi i Ilirit; Elena dhe Eldora, lojë djemve

Etleva, akoma e mërzitur nga reagimi i Ilirit; Elena dhe Eldora, lojë djemve



Ndërkohë që muzika vazhdon të jetë në sfond, banorët bisedojnë ende të ndarë në grupe. Etleva qëndron afër Altinës dhe Elonës e në bisedë e sipër ajo i tregon vajzave për keqkuptimin me Ilirin në lidhje me një shprehje që Etleva përdor për dikë që është shumë tip. “Unë i thashë “o nona” dhe ai u ofendua ose bëri sikur”, thotë Etleva. Iliri ishte keqkuptuar, duke marrë kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës.
Vajzat e dëgjojnë, pa dhënë asnjë opinion rreth situatës në fjalë. Ndërkohë që aty shkon Olseni dhe të katërt bëjnë shaka me njëri-tjetrin. Eldora dhe Elena mendojnë t’u bëjnë një lojë djemve të shtëpisë. Ato vendosin nga një kokërr vezë në çdo jatak te krevati përkatës i gjithsecilit.
 
“Marselinit mos i vendos vezë”, i thotë Elena. Eldora e dëgjon dhe shkon e vendos në një krevat tjetër. “Ia kam futur Arsimit, Blendit dhe Ilirit”, i thotë Eldora. Bisedat dhe shakatë midis banorëve vazhdojnë, ku ende qëndrojnë të ndarë në grupe.