Loja midis banorëve vazhdon për minuta të tëra, ndërkohë që Anaidi, Elena dhe Eldora qëndrojnë në sallon, e pasi mbarojnë pastrimin, fillojnë të bisedojnë. Anaidi tregon se i ka bërë përshtypje afrimiteti i Olsenit dhe Etlevës pas debatit të mbrëmshëm. “U zunë gati për flokësh dhe pastaj i gjej të shtrirë afër njëri-tjetrit në krevat”, thotë ai i habitur.
Më vonë shikon Elenën të veshur provokuese si gjithmonë dhe i thotë: “ Unë nuk e kam për zakon t’i shikoj femrat nga vithet por me ty e kam të vështirë, apo ky është qëllimi yt?”. Ajo e anashkalon pyetjen duke i thënë se më përpara ka qenë më e mbushur, ndërsa vetëm para pak kohësh është dobësuar kaq shumë. Anaidi tregon se Elena i kujton të dashurën e tij 15 vjeçe, me të cilën ka bashkëjetuar, por që ngjante shumë me Elenën. “Mbase është nostalgjia ajo që më afron më shumë me ty”, thotë ai duke qeshur ndërsa tregon se ish e dashura e tij tashmë është martuar me një gjerman.
Banorët e tjerë vazhdojnë të luajnë ende Kukafshehthi.