Home » , , » Blendi “Peja, vend me mentalitet” Iliri ofendon Joanën

Blendi “Peja, vend me mentalitet” Iliri ofendon Joanën


Pas momenteve gazmore dhe bisedave, nj pjesë e mirë e banorëve shkojnë për te fjetur, ndërsa disa prej tyre vazhdojnë të qëndrojnë ende zgjuar, duke biseduar.

Blendi dhe Jonilda qëndrojnë afër pishinës duke biseduar. Jonilda e pyet për jetën e tij në Pejë dhe ai tregon se ka miq shumë të mirë, me të cilët kalon kohën e lirë. Por ajo që nuk i pëlqen në vendin e tij është mentaliteti, i cili nuk e lejon që ta jetojë jetën i lirë. Ai thotë se e kushtëzon edhe nga jeta e natës kjo gjë dhe detyrohet që shumë gjëra t’i bëjë në mënyrë të fshehur. Pak më vonë aty shkon edhe Altina, e cila ndryshe nga Blendi, thotë se në Gjakovë është ndryshe dhe se njerëzit aty janë shumë të lirshëm.

Disa nga banorët janë në kuzhinë dhe flasin për marrëdhëniet midis shteteve dhe shtete me të cilat ne kemi qenë në luftë. Ata flasin edhe për marrëdhënien e Shqipërisë me Greqinë, ndërsa Joana ndërhyn duke thënë se familja e saj ka 20 vjet në Greqi dhe nuk ka absolutisht asnjë pakënaqësi për popullin dhe shtetin grek. Në këtë moment Iliri i drejtohet duke i thënë: “Ti je aq e cekët dhe e pacipë, sa hedh poshtë burrat e shtetit me këtë që thua”. Ajo qejfmbetur nga epitetet që ai i vendos, thotë se ai ende nuk e njeh dhe nuk ka absolutisht të drejtë për ta quajtur ashtu. Edhe pse Iliri i kërkon të falur, Joana vazhdon të jetë e mërzitur me të.