Home » , , , » “Vip Shpia 3”, te ftuarit dhe nje surprize e veçante

“Vip Shpia 3”, te ftuarit dhe nje surprize e veçante


Çdo gjë është gati për të nisur më 22 tetor realit-show “VIP Shpia 3”. Nga producenti i këtij spektakli mësuam edhe disa emra të tjerë, ku përveç Shkëndije Mujës, Enver Petrovcit, do të jenë edhe këngëtarja Ronela Hajati, Dr. Flori i West Side Family dhe Miss Kosova 2010, Morena Taraku.

Ndërsa shtëpia e famshme do të jetë në të njëjtën vend ku janë mbajtur edhe dy vitet e kaluara, por do ta ketë një disanj dhe një rregullim më interesant.

Ne e ngacmuam më shumë organizatorin, për të mësuar se banorët VIP i pret një përkujdesje e veçantë në shtëpi, ata do të përkujdesen për disa kafshë.

Ndërsa prezantimin e këtij reality-show u është besuar Shukit dhe Albana Osmanit nga Top Channel, ndërsa në natën e parë të hyrjes personazhet VIP do t’i argëtojë zëri i këngëtarit Edi Furra.