Pritjes së shikuesve me sa duket po i vjen fundi, sepse data e fillimit të transmetimit të reality-show “VIP Shpija”, në të cilin marrin pjesë personalitetet e njohura shqiptare po afron.
Sipas burimeve të Telegrafi.com, thuhet se edicioni i tretë i “VIP Shpija” do të fillojë të shfaqet ekskluzivisht në platformën e televizionit digjital IPKO-DigitAlb që nga data 22 tetor.
Merret vesh se transmetimi i shout real “VIP Shpija 3” do të jetë 24 orë live, ndërsa përmbledhja javore e spektaklit televiziv do të bëhet çdo të hënë, gjatë orëve të mbrëmjes.
Kostoja e abonimit për tërë spektaklin më të madh të VIP-ave shqiptarë thuhet se do të jetë 4 euro, ndërsa forma e pagesës për abonim mendohet se do të jetë e ngjashme me atë të Big Brother, domethënë përmes dyqaneve zyrtare të kompanisë IPKO.
Ndërsa, për abonentët e pakove 1 vjeçare (Family, Premium apo Premium HD) edicioni i ri i spektaklit “VIP Shpija 3” do të jetë falas.