Ilir Beqiri, me origjinë nga Fieri dhe që banon prej vitesh në Firence të Italisë, është një nga banorët më karizmatikë të këtij edicioni të “Big Brother”. Siç dihet, kjo lojë karakterizohet nga shumë tension dhe stres, pasi bëhet fjalë për një garë ku fitohen shumë para, por në tipin e Ilirit nuk mund të gjesh as edhe një gjurmë të vogël shqetësimi prej garës.
Një njeri me shumë humor por edhe shumë protagonizëm, ai së bashku me Anaidin përfliten që tani si dy kandidatët e mundshëm për të fituar këtë edicion të “Big Brother”. Për jetën private ai ka thënë se ka një vajzë që e pret jashtë, ndërkohë që ne kemi zbuluar disa foto të tij me femra, por nuk e dimë se me cilën prej tyre po rri ai tani.