Home » , , » Marselini e Iliri: “Elona ka prirje lesbike”

Marselini e Iliri: “Elona ka prirje lesbike”

Marselini e Iliri: “Elona ka prirje të kundërta seksuale”; Elona e Eldora thurin plan për një reng


Ndërkohë që banorët janë ndarë në dy grupe në dhomat e gjumit, në sallon ndodhet Iliri dhe Marselini, të cilët flasin për Elonën dhe mendimin që kanë krijuar për te. Djemtë mendojnë se Elona është e zhgënjyer nga meshkujt dhe se duhet të ketë pasur zhgënjim shumë të madh në jetë, pasi e shikojnë edhe shumë të distancuar me meshkujt e shtëpisë. “Mund të ketë ndryshuar shije seksuale”, shprehet Marselini. Të dy e mendojnë si të vërtetë faktin që ajo nuk mund të ketë tërheqje për meshkujt. Marselini mendon pozitivisht faktin që ajo kërkon të kthehet në Shqipëri dhe është e vetmja gjë që i pëlqen tek ajo.

Disa nga banorët shkojnë në pishinë dhe fillojnë të bëjnë shaka, duke e ngacmuar Ilirin në lidhje me marrëdhëniet që mund të krijojë me femrat e shtëpisë. Më pas, të gjithë mblidhen në dhomën e gjumit të katit të dytë e qeshin, duke krijuar situata humori në shtëpi..

Ndërsa Eldora dhe Elena zgjohen nga zhurmat e banorëve të tjerë dhe të nxehura nga kjo gjë thurin plan që t’i zgjojnë të nesërmen, duke i gënjyer se Vëllai i Madh i ka ngarkuar me një mision.

Banorët hapin tema të ndryshme diskutimi, duke dhënë mendimin e tyre lidhur me marrëdhënien në çift, dashurinë e tradhtinë.

Pas bisedave e diskutimeve, banorët kërkojnë të flenë gjumë dhe vendosin që kjo të jetë nata e fundit që qëndrojnë zgjuar deri në mëngjes, pasi të nesërmen nuk mund të jenë energjikë dhe aktivë.

Pasi i urojnë natën e mirë njëri-tjetrit, banorët vendosin të flenë.