Eldorës duket se i bën shumë përshtypje fakti që Xhimi i ka thënë Elenës “nëse Marselini s’do të ishte i martuar do të kishte një lidhje me të?”. Ajo thotë se i duket shumë i gabuar fakti që banorët nuk mund ta konceptojnë që mes dy njerëzve mund të ketë thjesht një shoqëri, nëse njëri prej tyre është i Martuar.
Eldora pyet Elenën se çfarë i ka thënë ajo Xhimit dhe Elena i përgjigjet se ajo u mundua t’i shpjegonte se në një farë mënyrë Marselinin e sheh si Vëlla, ose pak si figurë atërore. Më pas Elena thotë se tashmë që e mendon, ndoshta do të kishte bërë mirë që të mos i thoshte një gjë të tillë, por ta linte që ai të dyshonte më tej. Të njëjtën gjë sugjeron edhe vetë Marselini dhe Eldora.
Eldora i thotë Elenës që tani e tutje të shtiret sikur me të vërtet ushqen ndjenja për Marselinin. Madje ajo propozon që tashmë të dyja të qëndrojnë më afër Marselinit në mënyrë që të shohin se si do të reagojnë banorët e tjerë. “shkojmë të dyja i bëjmë masazh Marselinit që t’i fusim në dyshime për të dyja” thotë Eldora dhe Elena e pranon propozimin e saj.