Ndërkohë, që banorët janë duke folur për Elenën, ajo shkon aty dhe Marselini i bën komplimente duke i thënë që ajo është e lindur për modele dhe kjo duket nga linjat e saj, mënyra se si ecën dhe çdo sjellje e saja. Pak më vone Elena shkon dhe ulet afër Marselinit e i kërkon atij një mendim për Jonilden. Ai e shikon si një vajzë të mirë, por sipas tij ajo po mundohet të bëjë “aktoren”. Ai mendon se Jonilda po u afrohet të gjithëve dhe kërkon të mbulojë sa më shumë situata e të jetë e pranishme kudo. Elena shprehet: “Që në fillim hyri si një avdalle”. Elena nuk ka shumë besim tek Jonilda dhe këtë gjë ia vë në dukje dhe Marselinit. Më vonë të dy fillojnë të flasin për Xhimin. Marselini mendon se ai ka shumë frikë të ndryshojë dhe për këtë arsye nuk ka krijuar familje. “Krejt e kundërta jote”, shprehet Elena. Pak më vonë banorët shkojnë për të ngrënë mëngjesin, ndërkohë që vazhdojnë të flasin me njëri-tjetrin. Më vonë Arsimi, Marselini dhe Olseni shkojnë në dhomën e gjumit e fillojnë të flasin sërish për Elenën. Marseli e shikon si nj femër të vogël që ka nevojë për përkujdesje. “Ajo bëhet për vete për 5 minuta, është e vogël”, shprehet Marselini. Ai mendon se nëse i jep të drejtë për gjithçka, ajo ka për ta bërë mik për kokë.